Osmani: Hapja e kufirit Bellanoc-Stançiq, arritje historike
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani gjatë hapjes së kufirit Bellanoc-Stançiq, i cili njëherësh është edhe koordinues i këtij projekti shumë të rëndësishëm deklaroi se është një ditë veçanërisht e bukur jo vetëm për motin me një dite me diell që u godit si me e porositur , por që në kuptim të vërtetë është ditë historike.

Osmani tha se ky projekt është simbol i një bashkëpunimi të thellë dhe produktiv mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut , vende që sot mund të lëvdohen se janë miq më të afërt në rajon .

Po ashtu Osmani e vlerësoi këtë si një ndër projektet më të rëndësishme në këtë mandat të tij si zëvendës kryeministër.
“Ajo që vetëm para tre vitesh dukej si projekt i dështuar, i prolonguar apo lënë në harresë, së bashku me kolegun Enver Hoxhaj që është sot këtu i pranishëm, zgjatën dorën dhe i dhamë besën që këtë kalim kufitarë do ta bëjmë realitet” u shpreh Osmani .
Me bashkëpunëtorë ai tha se ne dhamë kontribut që këtë projekt ta kthejmë në agjendën e dy qeverive dhe më tej së bashku me tjerët që morën pjesë, i siguruam gjitha kushtet që kjo të realizohet. Kjo sipas tij nuk ishte e lehtë.

“Ky objekt që shihni nuk është vetëm një kalim kufitarë por një objekt i përbashkët i dy vendeve i ndërtuar në vetë linjën kufitare që paraqet një projekt kompleks dhe sfidues tha Osmani për të cilin kjo është përmbushje e kritereve evropiane gjatë realizimit të tij duke e marrë parasysh se mjetet janë siguruar nga Fondet Ipa të dedikuara për dy vendet.

Osmani përsëriti se ky nuk është vetëm edhe një kalim kufitarë tjetër por një projekt evropian dhe shembull për atë si duhet të bashkëpunojnë fqinjët në Ballkan , duke krijuar projekte të përbashkëta për kushte më të mira për jetën e qytetarëve

Ai u shprehu mirënjoje ambasadorëve të BE në Maqedoni dhe Kosovë z. Samuel Zhbogar dhe Natalia Apostolova si dhe falenderime edhe për ministrat paraprak që ishin prezent sot në këtë eveniment të rëndësishëm.

Ky projekt ka rëndësi për shqiptarët e dy vendeve dhe rajonit , komunikim mes familjeve dhe miqve që gjenden në anën e kufirit dhe për shumë cështje.

Ai falenderoi veçanërisht liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin që sipas Osmanit ishte një lloj shtylle e projektit Bellanoc -Stançiq./
Shtuar më 31/01/2020, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori