“Ai e mori atë”, momenti i sulmit fatal të aligatorit ndaj një gruaje 85-vjeçare (Video)

Gloria Serge, 85 vjeç është sulmuar nga një aligator në Florida.

Videoja e sulmit është tronditëse. E moshuara kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje pranë një liqeni. Në një moment, aligatori shfaqet, pa e vënë re 85-vjeçarja dhe nxiton për të kapur qenin.

Mediat amerikane publikuan edhe telefonatat dramatike në polici: “O Zot, aligatori e kapi atë. Një aligator kapi një grua”.

“Sa i madh është ai?” thotë oficeri i policisë që iu përgjigj thirrjes.

“Ai është i madh, nuk kam me çfarë ta arrij”, përgjigjet dëshmitari që pa sulmin.

“A është gjallë?” e pyet sërish polici dëshmitaren e cila thotë “po është gjallë, e ka marrë me vete”.

“Më kujtohet që doli në sipërfaqe dhe gulçonte për ajër. I thashë të notonte, por ajo u përgjigj: “Nuk mundem, aligatori po më mban”.

E moshuara u shpëtua nga ekipet e emergjencës, ndërsa aligatori afërsisht 3 metra i gjatë dhe 300 kilogramë u pikas nga një helikopter i policisë lokale dhe u kap./albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 09:17