Kryeministri Zaev shprehet optimist për hapjen e negociatave
“Besoj deri në qiell se do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në, mbetem optimist. Vendi ynë që nga pavarësia nuk ka fituar asgjë lehtë, ne jemi vend i vogël dhe kemi arritur gjithçka me vështirësi. Po flas për të gjitha qeveritë, kështu që drama e BE-së do të zgjasë deri në momentin e fundit.”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur në konferencën e sotme për shtyp se është optimist dhe se beson deri në qiell se do të marrin datën për fillimin e negociatave me BE-në. Ndërkohë nesër pritet që KE të jap vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Besoj deri në qiell se do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në, mbetem optimist. Vendi ynë që nga pavarësia nuk ka fituar asgjë lehtë, ne jemi vend i vogël dhe kemi arritur gjithçka me vështirësi. Po flas për të gjitha qeveritë, kështu që drama e BE-së do të zgjasë deri në momentin e fundit, -tha Zaev.”

Zaev shtoi se Maqedonia nuk ka asnjë problem me metodologjitë e reja të propozuara në lidhje me reformën për zgjerim, ndërsa përjashtoi zgjedhjet e parakohshme nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave.

“Rregullshmëria e zgjedhjeve nënkupton rregullshmëri edhe në shoqëri. Të sigurosh parashikime në ekonomi është një gjë e rëndësishme, kështu që për mendimin tim, vendit tonë i duhen zgjedhje të rregullta. Ndërsa zgjedhjet e rregullta për mua janë ato në fund”, deklaroi kryeministri.
Shtuar më 15/10/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori