Rama flet në Davos për sulmet iraniane: Donin të na kthenin te epoka e letrës, nuk ia dolën

Kryeministri, Edi Rama, komentoi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës për sulmet kiberenetike iraniane ndaj Shqipërisë.

Ai tha se autoritetet përkatëse po luftojnë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kibernetike .

Sakaq Rama tha në Davos se Shqipëria e përballoi më së miri sulmin Iranian, ndërsa theksoi se qëllimi ishte të shkatërronin sistemin digjital në Shqipëri e ta kthenin në epokën e letrës.

Më tej kryeministri tha se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale.

“Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm. Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale.”, tha Rama./Albeu.com/