Ahmeti: Kemi prioritet Drejtësinë
Çështja në lidhje me reformat, zhvillimet politike, suksesin në sundimin e ligjit, marrjen e datës së negociatave dhe zhvillimet në rajon ishin ndër temat e diskutuara nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ambasadorit francez në vendin tonë, Christian Thimonier.

Lideri i BDI-së siguroi ambasadorin se ai do të vazhdojë përpjekjet e tij për të përmbushur kërkesat dhe kriteret, të cilat do t’i hapnin rrugën Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.

Ahmeti tha se të dyja palët ramë dakord që takimet bilaterale ndihmojnë dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve bilaterale.
Shtuar më 21/09/2019, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori