Vdekja e Berlusconit, Meloni: Një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit dhe themeluesit të partisë Forza Italia (FI), Silvio Berlusconi.

Meloni e ka përshkruar atë si një nga figurat më me ndikim në historinë e Italisë.

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë”, tha Meloni në një videomesazh, duke përshëndetur “përparimet e tij të vërteta në botën e politikës, komunikimit dhe biznesit”.

“Me të, Italia mësoi se nuk duhej t’i vendoseshin kurrë kufij. Mësoi se nuk duhej të dorëzohej kurrë. Me të ne luftuam, fituam, humbëm shumë beteja. Dhe gjithashtu për të do t’i arrijmë qëllimet që kemi vendosur së bashku. Lamtumirë Silvio”, shtoi ajo.


Shtuar 12.06.2023 12:55