Nga jahti me bikini, Beatrix Ramosaj nuk do t’ja di që vera mbaroi (FOTO LAJM)

Është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të shoëbizzit shqiptar. Edhe prej disa kohësh e ka lënë hije muzikën, Beatrix Ramosaj ka qëndruar pranë fansave të saj duke ndarë momente nga përditshmëria e saj në rrjete sociale.

Së fundmi, këngëtarja 26-vjeçare ka tërhequr sërish vëmendjen me disa poza provokative. Beatrix ka pozuar nga jahti e veshur me bikini, duke nxjerrë në pah format perfekte trupore.

Komentet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar këngëtaren për paraqitjen e saj.

Këngëtarja e hitit “Pa Ndjenjë” solli projektin më të fundit tre vite më parë, ndërsa nuk dihet nëse po punon për të sjellë diçka të re.


Shtuar 1.09.2020 07:37