Aksident i rëndë në Tiranë, një grua përfundon poshtë kamionit (PAMJET)

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme te kthesa e Yzberishtit në kryeqytet.

Një kamion ka përplasur një grua teksa kjo e fundit ka përfunduar poshtë rrotave.

Gruaja po tentonte të kalonte rrugën në momentin kur u hap semafori për mjetet lëvizëse teksa shoferi i kamionit nuk e ka parë.

Mësohet se gruaja është gjallë dhe ndodhet poshtë kamionit, teksa qytetarë të ndryshëm dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 9.06.2023 12:15