Nuk do të ketë më koncerte, Dafina Zeqiri jep lajmin për fansat!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Ditën e sotme Dafina me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka bërë me dije fansat se koncertet e saj për këtë verë janë mbyllur dhe tashmë ka ardhur koha për pushime. Gjithashtu Dafina falenderon çdo person që ka qenë pjesë në koncertet e saj dhe për mbështetjen në projektet muzikore.

Një sezon e mahnitshme vere. Faleminderit shumë të gjithë ju që keni ardhur në çdo nejë & e keni bërë të paharrueshme. Faleminderit gjithë ju që nuk keni ardhur por keni treguar mbështetje, dashuri në çdo projekt. Koha për pushime & rikthehemi me projekte tjera. Mos të harrojmë edhe albumin.


Shtuar 26.08.2023 23:14