Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, si të kontrolloni nëse jeni fitues

Duke nisur nga  sot ora 18:00  të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 6 maji 2023, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimoy.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik./albeu.com/