Studim: Ata që pinë çaj rregullisht, kanë tru më të shëndetshëm
Konsumuesit e rregullt të çajit kanë një tendencë të kenë tru më të shëndetshëm sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë, sipas një studimi të fundit.

“Rezultatet tona ofrojnë provat e para të kontributit pozitiv të pirjes së çajit në strukturën e trurit, dhe sugjerojnë që pirja e çajit rregullisht ka një efekt mbrojtës kundër rënies së performancës në tru të lidhur me moshën,” shpjegon Feng Lei, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit, transmetonl jami.net..

Studimet e mëhershme kanë treguar se konsumi i çajit është i dobishëm për shëndetin e njeriut, ngase përmirëson gjendjen emocionale dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Faktikisht, rezultat e një studimi të realizuar gjatë 2012-ës treguan se konsumi ditor i kësaj pijeje zvogëlon rrezikun e aftësisë kognitive (njohëse) tek personat e moshuar në 50 për qind.

Sidoqoftë, pjesëmarrësit e studimit, gjithsej 36, iu nënshtruan testeve psikologjike dhe imazhit të rezonancës magnetike.

Pas analizimit të rezultateve, ekipi konkludoi se individët që pinë çaj të gjelbër ose të zi të paktën katër herë në javë për 25 vite, kishin zona të trurit që kishin më shumë efikasitet.
Shtuar më 20/11/2019, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori