Universitetet publikojnë listat e fituesve, ku mund t’i shikoni përgjigjet

Institucionet e arsimit të lartë kanë shpallur listat paraprake të fituesve në universitete. Maturantët, pranë faqeve të universiteteve, gjejnë renditjen e në bazë të pikëve që ata kanë fituar në të gjitha programet e studimit.

Universiteti Politeknik, Universiteti i Tiranës dhe ai i Bujqësorit tashmë e kanë shpallur të plota renditjen e kandidatëve që garojnë në programet e studimit që ata ofrojnë.

Fituesit janë ata deri te vija e kuqe. Në deklaratat e universiteteve, njoftohen maturantët që të mos demoralizohen pasi shumë kandidatë janë shpallur fitues në disa programe studimi, dhe vija e kuqe do të spostohet, në ditët në vijim të regjistrimit. Ende të pa shpallura publikisht janë listat tek Universiteti i Mjekësisë.

Këtë vit Mjekësia futi për herë të parë testimin dhe kjo mund të ketë sjellë një vonesë në përllogaritjen e e pikëve për kandidatët që ishin në garë. Por afati për publikimin e listave nga unviersitetet është deri në mesnatën e 26 Gushtit.

Ditën e dielë më 27 Gusht, fituesit do të publikohen zyrtarisht dhe në faqen u-Albania, ku kandidatët mund të shohin renditjen e tyre në 10 preferenca që ata kanë garuar.

Regjistrimi i fituesve bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 29 Gusht deri më 11 Shtator.


Shtuar 26.08.2023 18:09