Misteri që fshihet pas 5 ditëve! Policia “hesht”, gjyqtarja e Durrësit: Banesa më është vjedhur të dielën

Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Gjykatën e Durrësit ka rënë pre e vjedhjes. Siç prentendon ajo, i janë vjedhur nga banesa 2 mijë euro dhe disa bizhuteri, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Jashtë kamerave, Pitaku ka treguar për gazetarët se si ka ndodhur ngjarja. Sipas saj, ditën e dielë, ka qenë jashtë së bashku me të shoqin. Kur janë kthyer, kanë gjetur derën e jashtme të shtëpisë hapur dhe më pas kanë bërë denoncimin në polici.

Pitaku: Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë nje shume te vogel parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh” ka thënë gjyqtarja për gazetarët jashtë kamerave.

Denoncimin gjyqtarja e ka bërë pikërisht atë ditë dhe kur ka ndodhur grabitja. Sakaq, nuk dihet pse kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga policia. Edhe pas publikimit në media nuk ka një reagim zyrtar nga uniformat blu./Albeu.com.