Shiu nuk i “ndahet” qershorit, si do të jetë moti gjatë javës

Edhe kjo javë pritet të jetë nën pushtetin e reshjeve të shiut.

Meteorologia, Lajda Porja, thote së gjatë gjithë javës do të kemi mot të paqendrueshëm. Të martën dhe të mërkurën pritet të ketë rrebeshe të forta shiu.

Sakaq meteorlogia bën me dije se bregdeti do të jetë më i favorizuar nga pjesa tjetër e vendit, pasi do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat por do të variojnë nga 30-31 gradë Celsius, me përjashtim të zonave verilindore ku vlera termike e temperaturave do jetë më e ulët./albeu.com/ 


Shtuar 12.06.2023 12:04