Për këto gjëra, vajzat janë më të afta se djemtë
Shpesh diskutohen aftësitë e femrave dhe meshkujve.
Nga një studim i bërë së fundmi ka rezultuar se ka gjëra të cilat femrat i bëjnë më mirë se meshkujt:

-Janë më të mira në mësime
Studimi i bërë në universitetet Georgia dhe Columbia ka zbuluar që femrat kanë aftësi më të mira ndaj mësimit

-Janë më të mençura
Sipas studimeve të testeve të inteligjencës në tërë botën, femrat kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës sesa meshkujt.

-Kujdesen më shumë për higjienën
Shkencëtarët thonë se meshkujt kujdesen më pak për higjienën.

-Janë më të mira në intervistat e punës
Hulumtimet e bëra kanë zbuluar që femrat e kontrollojnë më mirë stresin gjatë intervistave të punës.

-Gjatë kalimit të kohës bëhen më të bukura
Femrat gjatë kohës bëhen më të bukura, ndërkaq meshkujt mbeten të njëjtë.

-Diplomohen më shpejt
Meshkujt studiojnë mesatarisht pesë vjet.

-Hanë ushqim më të shëndetshëm
Ndërkohë që meshkujve u pëlqejnë picat dhe mishi i kuq, femrat konsumojnë fruta dhe perime.

-Kanë më shumë imunitet
Studimet kanë treguar që estrogjeni u jep përparësi femrave në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve.

-Jetojnë më gjatë
Parimisht, femrat jetojnë 5-10 vjet më shumë se meshkujt.

-Janë menaxhere më të mira
Shumica e ekspertëve janë të bindur që femrat janë shefe më të mira për shkak se dëgjojnë më mirë, janë mentore më të mira, i zgjidhin më mirë problemet shkruan Intv.

-Investojnë me mençuri
Femrat janë më të kujdesshme me rastin e marrjes së vendimeve mbi investimet dhe mendojnë në afat të gjatë.
Shtuar më 08/10/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori