Nuk parashikohet, cilat hapa duhet të ndiqni gjatë një tërmeti
Tërmetet janë të paparashikueshme, por jo mënyrat më të mira për të reaguar kur lëviz shtëpia. Si duhet të sillemi në kushtet e një tërmeti?

1. Ulu menjëherë poshtë, përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë dhe mblidhi gjunjët dhe krahët. Ky pozicion të lejon që të vazhdosh të lëvizësh nëse do të jetë e nevojshme shkruan albeu.com.

2. Mbuloje kokën dhe qafën, edhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

3. Mbahu fort tek streha, psh, nëse jeni ulur poshtë një tavoline, mbahu fort pas këmbëve të saj, derisa dridhjet dhe lëkundjet të kenë përfunduar.

4. Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm. Muret e jashtëm të ndërtesave kanë më shumë gjasa të rrëzohen të parat, ndërkohë që ato kanë dhe dritare që gjithashtu ju rrezikojnë.

5. Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere. Eshtë krijuar përshtypja se arkitrarët mbi dyer janë vendet më të sigurta. Kjo është e vërtetë për ndërtesat e vjetra apo ndërtesat me konstruksione druri, por në ndërtesat e reja pjesa poshtë derës është as më shumë dhe as më pak e sigurt se çdo pjesë tjetër.

6. Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën. Më mirë uluni poshtë një mobilje. Rastet e shumta pas shembjes së një ndërtese për shkak të tërmetit kanë treguar se njerëzit që mbijetojnë janë ata që gjenden poshtë tavolinave apo poshtë mobiljeve të ndryshme që krijojnë një hapësirë të mbrojtur.
Shtuar më 08/11/2019, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori