Sistemi
imunitar ka nevojë për të gjitha lëndët
ushqyese që të funksionojë normalisht.
Ja cilat janë disa nga
ushqimet e shumëngjyrëshme që forcojnë sistemin tuaj
imunitar:
Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C
Disa nga
ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat
ushqyese.
Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë
ushqyese
Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmojnë me forcimin e sistemit
imunitar. Kini parasysh këtu brokolin, kalen, lakrën, lakrën e Brukselit etj.
Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës
Edhe pse me një madhësi shumë të vogël,
ushqimet si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh
ushqyese. Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë
ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate.
Këto ushqime ju mund mund t’i konsumoni në forma të ndryshme duke filluar nga smoothie-t, sallatat, supat, gjellërat tradicionale, picat atj.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 13:58