Vrau 5 fëmijët e saj, gruaja belge pranon të vritet pas 16 vitesh

Një grua belge që vrau 5 fëmijët e saj 16 vite më parë ka zgjedhur aplikimin e eutanazisë mbi të.

Meduat raportojnë se Genevieve Lhermitte vrau djalin dhe 4 vajzat e saj të moshave 3-14 vjeç në qytetin Nivelle më 28 Shkurt 2007, teksa babai i tyre nuk ndodhej në shtëpi.
Më pas ajo u përpoq të vetëvritej, por dështoi dhe telefonoi shërbimet e urgjencës për të kërkuar ndihmë. 56-vjeçarja u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por u zhvendos në një spital psikiatrik në 2019.

Ligji në Belgjikë i lejon njerëzve zgjedhjen e aplikimit të eutanazisë nëse përcaktohet se kanë vuajtje “të papërballueshme” psikologjike dhe jo vetëm fizike, që nuk mund të shërohen. Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimin e tij dhe i aftë të shprehë dëshirën në një formë të arsyeshme dhe konsistente.

“Lhermitte ndoqi pikërisht këtë procedurë, me grumbullimin e opinioneve të ndryshme mjekësore”, tha avokati i saj. Një psikologe tha për një media vendase se me gjasë ajo vendosi të vdiste më 28 Shkurt si ”një gjest simbolik respekti për fëmijët e saj”.

Vrasja e pesëfishtë e 16 viteve më parë dhe gjyqi, ishin ngjarje që asokohe tronditën Belgjikën. Gjatë gjyqit, avokatët e Lhermitte shpreheshin se ajo ishte e sëmurë mendërisht dhe nuk duhej të burgosej. Por juria e shpalli fajtore për vrasje me paramendim dhe e dënoi me burim të përjetshëm.

Në 2010, Lhermitte ngriti një padi ku kërkonte 3 milionë Euro dëmshpërblim nga psikiatri i saj i mëparshëm ku e akuzonte se ishte “mosveprimi” i tij shkaku i vrasjeve, por i dha fund betejës ligjore 10 vite më vonë


Shtuar 3.03.2023 15:23