Arrestimi i Ramazan Rrajës, Hoxha: Ai ka qenë në kërkim, por policia nuk e ka ndaluar

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” e zhvlerësoi arrestimin me bujë të Ramazan Rrajës dje në mbrëmje, duke deklaruar se ai edhe pse ka qenë në kërkim, sepse ai ishte arrestuar edhe para disa muajsh, por ishte liruar.

“Ramazan Rraja ka qenë në kërkim për masakrën e 17 korrikut 2022 në Fushë-Krujë ku u vra Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Nuk është gjetur në Shqipëri dhe ka ardhur më 31 tetor. Nga 31 tetori dhe deri sot, edhe pse ka qenë në kërkim, është ndaluar edhe një herë tjetër me tre mjete të blinduara dhe u lirua prapë. Policia e kërkon në Fushë-Kuqe dhe ky është këtu te këto qendrat rezidenciale. Një moderator më pyeti për njërin se ku është dhe unë i thashë se e ke ngjitur.

Para një viti e gjysëm Ramazan Rraja ka qenë në Belgjikë dhe doli nga burgu, ku u akuzua për lidhje me mafian ruse, vrasjen e një lituanezi.

Të dhënat që ka SPAK për atentatin ndaj prokurorit janë marrë nga përgjimi i telefonave me aplikacionin SKAY dhe vendi i fundit që ka refuzuar të dhënat e SKAY është Slovenia se nuk kanë pranuar t’i përdorin si prova në proceset gjyqësore.

Gjatë arrestimit Rraja ka qenë me shumë njerëz dhe u dha konteksti që u kap me pistoletë me fishek në gojë. Iftarin mund ta kenë shtruar këta, sepse kanë prona, biznese dhe kanë ndikim atje për maxhorancën”-tha Hoxha.

 


Shtuar 20.04.2023 22:27