Mënyrat më të mira për të shtuar qumështin e gjirit
Pini shumë ujë

Një nga mënyrat më të thjeshta për të nxitur prodhimin e qumështit është të mbani trupin të hidratuar. 8-12 gota ujë në ditë ju ndihmojnë kundra dehidratimit dhe pamjaftueshmërisë së prodhimit të qumështitgjirit.

Aplikoni kompresa të ngrohta

Ka raste kur pas mungesës së qumështit të gjirti qëndron qarkullimi i varfër i gjakut. Aplikimi i kompresave të ngrohta është një mënyrë e thjeshtë që gjaku të qarkullojë më shpejt në gjintë tuaj. Thjesht vendosni një peshqir të vogël të lagur në ujë të ngrohtë. Masazhoni gjoksin duke bërë shtypje të vogla për të nxitur qarkullimin e gjakut.

Pini qumësht të ngrohtë me kumin pluhur

Para se të shkoni në shtrat, është një ide e mirë të pini një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë çaji kumin pluhur të tretur në të. Nëse e përsërisni këtë ritual çdo natë, ju ndihmon të rrisni sasinë e prodhimit të qumështitgjirit.

Pini një gotë qumësht të ngrohtë me kanellë

Përveçse i bën ëmbëlsirat më të shijshme, kanella ndihmon të keni më shumë qumësht gjiri. Tresni një lugë çaj kanelle në një gotë qumësht të ngrohtë dhe shtoni pak mjaltë për ta bërë këtë përzierje më të këndshme.

Hani tërshërë

Cdo mëngjes dhe vakt të ndërmjetëm, hani një porcion tërshërë. Tërshëra është e pasur me hekur, një mineral që shërben për të prodhuar më shumë qumësht gjiri. Tërshëra është gjithashtu e pasur me fibra të cilat i bëjnë mirë zorrës dhe traktit tretës.

Hani thepinj të gjallë hudhre

3 thelpinj hudhre në ditë do t’ju ndihmonin të keni më shuëm qumësht gjiri. Mund t’i grini ato dhe t’i zjeni me një gotë ujë. Kur uji të jetë reduktuar në gjysmë, shtoni një gotë qumësht dhe ziejini përsëri. Hiqini nga nxhetësia. Lëreni përzierjen të ftohet, kullojeni dhe shtoni një lugë caj mjaltë.

Hani sa më shumë karota

Karotat e ndihmojnë gjirin tuaj të prodhojë më shumë qumësht pasi janë të pasura me betakaroten.

Përfshini finokun në dietën tuaj

E dinit se finoku stimulon prodhimin e qumështitgjirit? Sigurohuni ta fusni këtë bimë në regjimin tuaj të përditshëm.

Përdorni fara susami në çdo pjatë ku mundeni

Farat e susamit janë të shkëlqyera për të rritur prodhimin e qumështitgjirit. Përdorini në tërshërë, kos, drithërat e mëngjesit, sallatë, etj.

Sa më shumë fruta të thata

Hani sa më shumë bajame, kikrikë, arra braziliane, etj: frutat e thata stimulonë gjendrat e gjirit të prodhojnë më shumë qumësht dhe janë të pasura me antioksidantë! Sigurohuni që t’i blini natyrale dhe jo në variantet me kripë.

Vazhdoni të ushqeni të voglin tuaj

Mos hezitoni të ushqeni foshnjen tuaj vetëm sepse nuk po prodhoni mjaftueshëm qumësht. Sa më shumë t’i jepni gji fëmijës, aq më shumë prodhon gjiri juaj.
Shtuar më 03/11/2019, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori