“Qeveria e Kurti ndihmon në stimulimin e trashëgimisë autoktone në Luginën e Preshevës me projekte Kulturore”

Projekti “Tregimet Popullore”, i ndihmuar nga Qeveria e Kosovës dhe drejtuar nga autorit dhe aktori Gani Veseli dhe prodhuesi Colosseum Production, ka krijuar një ekip të fuqishëm dhe teknologjinë e fundit për të ndihmuar në promovimin e trashëgimisë kulturore të shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Me një status facebooku Xhulian Shabani producent eksekutiv nga ekipi kreativ i SynopsisAds tha se është krenar që në Kosovë po bëhen hapa të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të shumicës shqiptare në rajon. Ai gjithashtu inkurajoi bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme për të mbajtur gjallë kulturën tonë për brezat në vijim.

Projekti “Tregimet Popullore” është një shembull i mirë për angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti në stimulimin e trashëgimisë kulturore në rajon, dhe duhet të inkurajohet dhe mbështetet në të ardhmen, shtoi Xhuliani.

Tregimet do të jenë në regjinë e Musa Isufit, projekti ka sjellë në vëmendjen e publikut një sërë tregimesh autoktone dhe kulturorë, duke ndihmuar në stimulimin e zinxhirit të trashëgimisë kulturore në rajon. Ky projekt është një respekt i jashtëzakonshëm për trojet tona të kulturës dhe një dëshmi e tregimeve të autoktonisë. 
  

        


Shtuar 7.05.2023 18:19