Sulmi ndaj Top Channel/ Rastësi apo planifikim? 3 minuta para breshërisë së kallashnikovit u largua furgoni i fundit me gazetarë

Sulmi vdekjeprurës pas mesnate sot ndaj godinës së Top Channel ka tronditur mbarë opinionin publik.

Viktimë e breshërisë së kallashnikovit mbeti roja i sigurisë së godinës Pal Kola.

Kola ka qenë në kabinën e tij duke u ngohur në momentin kur ka ndodhur sulmi me breshëri kallashnikovi.

Nga 27 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje, njëri ka kapur rojën, i cili gjatë transportimit në spitalin e Traumës, ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se tre minuta para sulmit ishte larguar furgoni i fundit me gazetarë.

Gazetarët e fundit ishin larguar nga ambientet e punës së tyre.

Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë. Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo nëse koha ishtev rastësi.

Kujtojmë se pas ngjarjes autorët janë arratisur, ndërsa policia njoftoi se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/