Janë në modë, por kurrë mos vishni më xhinse të ngushta
Xhinset e ngushta edhe pse janë padyshim një nga trendet e momentit, vijnë me rreziqet e tyre.

Kjo pasi shpeshherë mund të ndikojnë negativisht edhe në qarkullimin e gjakut dhe të shtypë nervat duke rrezikuar edhe jetën e dikujt shkruan albeu.com.

Pikërisht një gjë e tillë i ka ndodhur një gruaja e cila ksijhte mbajtur veshur për shumë orë xhinsengushta.

Pak kohë më pas, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj. Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.

Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi i prenë xhinset doktorët, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.

Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur xhinse shumë të ngushta pasi rrezikojnë dëmtimin e nervave. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori