Gjithçka duhet të dini rreth dietës SIRT, me të cilën Adele humbi 22 kilogramë
Prej tashmë disa muajsh, këngëtarja e famshme britanike Adele është shndërruar totalisht në një siluetë të hollë e tejet elegante, aq sa po e kemi gjithmonë e më të vështirë të mbajmë mend artisten me format e rrumbullakosura.

Teksa e gjithë bota pyet se si ja arriti Adele të humbë 22 kilogramë të peshës së saj, na duhet t’ju kujtojmë se format e reja të britanikes nuk i atribuohen aspak ushtrimeve fizike, apo ushtrimit të palestrës, për të cilat 32 vjeçarja është shprehur se i urren.

Pas shndërrimit të yllit të “Hello” qëndron dieta SIRT!

Dhe po, e dimë që po pyesni se çfarë do të thotë dieta SIRT!

Sirt food” janë disa ushqime që janë të pasura me sirtuinë, një lloj proteine që mbron qelizat e trupit tonë nga degradimi ose plakja. Këto ushqime luftojnë inflamacionin, përshpejtojnë metabolizmin dhe djegien e yndyrnave.

Vera e kuqe dhe çokollata e zezë (mbi 70% kakao) njihen si ushqimet më të mira të kësaj diete sepse kanë përqëndrimin më të lartë të këtyre proteinave.

Megjithatë në regjimin tuaj duhet të përfshini agrumet, molla, majdanozi, kaperi, boronica, çaj jeshil, soja, luleshtrydhet, shafrani i Indisë, vaj ulliri, qepë të kuqe, dhe lakra kale .

Si funksionon dieta SIRT

Sipas nutricionistëve ju duhet të kufizoni konsumin e kalorive. Javën e parë duhet të merrni vetëm 1000 kalori, (nga pirja e tre gotave lëng, receten e gjeni në fund të artikullit) dhe vetëm një vakt të pasur me proteina.

Javën pasuese ju konsumoni 1500 kalori në ditë dhe konsumoni dy vakte të pasura me ushqime si dhe dy gota lëng me jeshillëqe. Por në planin afatgjatë , dieta SIRT nuk është një regjim i shëndetshëm që duhet ndjekur pasi është shumë kufizues. POR sipas nutricionistëve është pikënisja e një stili më të shëndetshëm të të ushqyerit.
Shtuar më 26/05/2020, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori