“Vota e Grupit Parlamentar të PD-së do të jetë pro”, Bardhi për rritjen e pagave: Edi Rama të tregojë ku do t’i gjejë paratë

Kryetari aktual i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shprehur dakordësinë për projekligjin lidhur me rritjen e pagave të administratës publike, deputetëve dhe ministrave. Ai deklaroi nga Foltorja e Kuvendit se vota e Grupit Parlamentar të PD-së do të jetë pro.

Bardhi: Në vend që të japë llogari për masakrën elektorale, merret me opozitën. Duhet të japë llogari pse në 10 vite nuk ka sjellë asnjë projektligj në Kuvend për rritje pagash. Vota e Grupit Parlamentar për këtë projektligj do të jetë pro. Jetesa për cdo punonjës të administratës publike është vështirësuar. Por për fat të keq ky projektligj është i vonuar. Pse është vonë? Sepse në 10 vjet kjo qeveri refuzoi të bëjë një rritje reale pagash me përjashtim të vitit zgjedhor 2017 vetëm për pak kategori. Ju keni refuzuar cdo propozim të PD-së për rritje pagash. 11 vite të humbura pa asnjë rritje pagash. Edi Rama ndryshe thotë e ndryshe bën. Do të ketë ulje të tenderave fiktivë? Mos e dhëntë Zoti sepse partia në pushtet dhe aleatët non grata nga Shkodra në Durrës do të mbeteshin nga financime për fushatën e ardhshme. Sot është dita që Edi Rama të flasë dhe të thotë se ku do të gjenden paratë për rritjen e pagave. Ai po e shtron cështjen e rritjes së pagave si bamirësi që po e bën me paratë e veta, në fakt po e bën me paratë tona.

Bardhi tha se rritja e pagave, ndonëse është lëvizja e duhur nuk do të ndjehet nga përfituesit e saj për shkak të inflacionit të madh dhe çmimeve shumë të larta. Sipas tij, për shkak të korrupsionit qytetarët do të marrin cilësi më të ulët por me çmime më të larta. /Albeu.com


Shtuar 25.05.2023 11:58