Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat.
Duke ngrënë
mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë
ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.
Një
mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni. Një studim ka zbuluar se gratë që hanë vezë për
mëngjes humbasin dyfishin e peshës së atyre që e nisin ditën me gjëra të lehta.
Ushqimet e pasura në proteina ju mbajnë gjithashtu të ngopur dhe me energji gjatë gjithë
ditës, duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet tjera.
Kështu që mos dilni asnjëherë pa ngrënë një
mëngjes shumë të bollshëm dhe të mirë, ai nuk është kurrë tepër!
Shtuar më 16/01/2021,
ora 19:34