Milan vazhdon me “planet” e së ardhmes, synimi i radhës portieri 17-vjeçar i Saint-Etienne

Projekti i Milanit për ringritjen në majat më të larta të futbollit botëror, ashtu siç “kuqezinjtë” kanë qenë dikur, po vazhdojnë dhe bordi drejtues në Milano, po tregon që nuk ka të ndalur, në gjetjen e talenteve.

Sipas mediave italiane, Milan po kërkon portieri 17-vjeçar, të Saint-Etienne, Noah Raveyre, kontrata e të cilit skadon me francezët në fund të këtij sezoni dhe “djajtë” janë gati për të arritur një marrëveshje përfundimtare me talentin e vitit 2005. /albeu.com