Astrologjia di t’i shpjegojë shumë mirë vrasësit serialë
E keni parasysh ekipin e FBI-së që ka për detyrë profilizimin psikologjik të vrasëve? Ndoshta duhet të përdorin edhe astrologjinë në analizat e tyre meqë është çuditërisht e saktë. Dhe më pak e kushtueshme.

Një shpjegim: Në zodiak, Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit njihen si shenja të ndryshueshme, që do të thotë se përshtaten lehtësisht dhe janë të pavendosura. Janë si kameleonë, përjetojnë ndryshime të shpeshta dhe episodike përgajtë jetës. Kombinojeni këtë fakt me energjitë e këtyre shenjave dhe keni në duar një njeri me jetë të dyfishtë.

Binjakët njihen për fytyrat e shumta dhe personalitetet e fshehura. Një figurë publike karizmatike dhe një un i brendshëm i errët.

Virgjëreshat janë të kujdesshme dhe sistematike – adhurojnë rutinën dhe rregullin. Vrasësit serial njihen për krimet që kanë karakteristika dhe tipare të njëjta kështu që...

Shigjetarët janë karizmatikë dhe aventurierë. Ka kuptim që një Shigjetarë të marrë guximin e të kryejë një akt të tmerrshëm në emër të emocionit.

Peshqit janë empatikë, por ajo empati u shpërthen në fytyrë. Duke qenë se mund të ndjejnë dhimbjen e të gjithëve, stërmundohen dhe mbyllen në vete për ta përballuar.

Përmblidhni disa nga vrasësit më famëkeq në Amerikë dhe do të zbuloni se: Ted Bundy, Larry Eyeler ishin shigjetarë. Jeffrey Dahmer, David Berkoëitz ishin Binjakë. John Ëayne Gacy, Richard Ramirez, Dennis Rader dhe Randy Kraft ishin Peshqit. Ndërsa Albert DeSalvo dhe Andreë Cunanan ishin Virgjëresha.

Grafikët e lindjes së këtyre kriminelëve kanë edhe tipare të tjera të përbashkëtëa. Bundy, Cunanan, ramirez dhe Kraft kanë një lidhje të ashpër dhe të tensionuar me Plutonin, planetin e vdekjes dhe sjelljeve të ndrydhura; një lidhje të butë dhe mbështetëse me Mërkurin, planetin e komunikimit; dhe një ashendent përkrah një planeti.

Që do të thotë: Plutoni mund të sjellë transformime pozitive, por mund të shkaktojë edhe sabotim të vetes – edhe fiksim me vdekjen. Lidhja me Mërkurin thekson aftësitë komunikative, që janë të nevojshme për të joshur viktimat. Dhe kur një planet vihet përkrah ashendetit tuaj, intensifikon atë aspekt të personalitetit. Bundy, për shembull, kishte Afërditën në Akrep që formonte një katror stresues me ashendentin Luan. Kur Afërdita, planeti i dashurisë, formon një kënd të tillë të pafalshëm, personi vuan me vetëvlerësimin dhe i hap telashe vetes dhe të tjerëve.

Para se të panikoseni dhe të kujtoheni se jetoni me një Peshk në shtëpi, ju rikujtojmë se grafikët e lindjes janë thjesht grafikë dhe të gjithë janë të lirë të zgjedhin si të duan. “Jam Binjak,” nuk ka pikë vlere në gjykatë, kështu që mos vrisni njeri.

Burimi: Cosmopolitan
Shtuar më 09/10/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori