Arsyeja e vërtetë pse ju kërkohet t’i kaloni telefonat në airplane mode gjatë fluturimeve

Airplane mode është një veçori në telefonat tanë që të gjithë udhëtarët duhet ta përdorin kur fluturojnë.

Shumica prej nesh e dimë këtë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse është e nevojshme?

Së pari, airplane mode është projektuar për të minimizuar ndërhyrjen elektromagnetike në sistemet e komunikimit dhe navigimit të avionit. Në të kaluarën, shërbimet e radios përdoreshin për navigimin dhe komunikimin në fushën e aviacionit dhe pajisjet elektronike mund të lëshonin një sinjal brenda të njëjtës frekuencë, duke shkaktuar ndërhyrje elektromagnetike.

Sot, përparimi i teknologjisë ka bërë që të eliminohet ky problem. Hulumtimet kanë treguar se pajisjet elektronike personale mund të përdoren pa asnjë problem gjatë fazave jo kritike të fluturimit. Bashkimi Europian ka lejuar që pajisjet elektronike të qëndrojnë të ndezura që nga viti 2014.

Pra, pse kërkohet ende kalimi i celularit në airplane mode gjatë fluturimeve? Një nga problemet qëndron se rrjetet wireless janë të lidhura nga një seri kullash dhe nëse të gjithë pasagjerët që fluturojnë mbi këto rrjete tokësore përdorin telefonat e tyre, rrjetet mund të mbingarkohen.

Përhapja e rrjeteve 5G gjithashtu mund të ndërhyjë në sistemet e navigimit pranë aeroporteve që ndihmojnë në uljen e avionit, një fazë shumë e rëndësishme e fluturimit.

Megjithëse përdorimi i telefonave gjatë fluturimit nuk dëmton aftësinë e avionit për të operuar, shumë ekuipazhe preferojnë të mos vonohen në ofrimin e shërbimit gjatë fluturimit për të gjithë pasagjerët, veçanërisht në një avion me mbi 200 pasagjerë. Mund të ndodhin air rage (zemërim i pakontrolluar i një pasagjeri në avion që zakonisht shprehet në sjellje agresive ose të dhunshme) nëse shumë njerëz flasin në telefon gjatë fluturimit.


Shtuar 1.07.2023 10:49