Përplasen dy makina në Tiranë dhe godasin aksidentalisht një fëmijë, i mituri ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë një i mitur i cili ka qenë në rrugë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 3.06.2023 19:25