Vrasja e efektivit Xhuliano Prela, Prokuroria kërkon 20 vite burg për ekzekutorin, Redion Hysa

Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysen, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhuliano Prela, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Xhuliano Prela, u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij 3 vite me pare, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Sipas dëshmisë së mikut të tij emigrant, Xhulio kishte dalë për ta pritur ashtu siç ata edhe e kishin lënë më herët. Ata u takuan së bashku në aeroport në orën 12.10, pak pas mesnate mbremjen e tragjedise.

Pasi lanë aeroportin të dy u drejtuan për në Shkodër, për në banesën e mikut të tij.

Ku edhe pse ky i fundit iu lut të qëndronte aty natë, Xhulio vendosi të kthehej sërish në Tiranë. Por rrugës së kthimit në kryeqytet, në autostradën Lezhë-Tiranë diçka duket se ndodhi./albeu.com/