Sulmet ruse vrasin shkrimtaren e njohur në Ukrainë

Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina, ka humbur jetën në moshën 37-vjeçare, si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë.

BBC raporton se shkrimtarja 37-vjeçare ndodhej në një piceri në qytetin lindor të Kramatorsk kur raketa ruse goditi godinën. Gjithahstu nga sulmi humbën jetën edhe 12 persona të tjerë, ndërsa 60 kanë mbetur të plagpsur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën e kaluar, 27 qershor.

Shoqata e shkrimtarëve PEN Ukraine tha se mjekët “bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e shkrimtares, por fatkeqësisht plaga ishte fatale”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte.

Kramatorsk është nën kontrollin e Ukrainës, por ndodhet afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Amelina, 37 vjeçe, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur Ria Lounge të qytetit kur raketa goditi ndërtesës./albeu.com/