Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 33 vjeç u arrestuan të marten në Gjermani nën dyshimin e fortë për trafik ilegal droge.

30-vjeçari ishte tashmë në shënjestër të detektivëve në fund të vitit 2022. Indikacionet e para që shqiptari merrej aktivisht me kokainë në një restorant në Betzingen u vërtetuan më pas.

Përveç kësaj, ai mësohet se ka bërë tregti të paktën pjesërisht me 33-vjeçarin.

Pasi u arrestuan, shtëpia e tyre u kontrollua. Policia ka sekuestruar rreth 200 gramë kokainë. Të dyshuarit shqiptarë u sollën të mërkurën para magjistratit në gjykatën e qarkut në Tübingen, i cili urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim./albeu.com/

 


Shtuar 16.03.2023 19:03