Vajza e shoferit që mashtroi pasanikët e New York-ut ka gjetur dashurinë e jetës në burg (FOTO LAJM)

Rejçëll Uilliams, Redaktorja e fotove të Vanity Fair, ishte shoqja e ngushtë e “pasanikes” Ana në Nju Jork. Ajo thotë që dilnin nëpër restorante e hotele të shtrenjta, dhe Ana e ftoi për pushime luksoze në Marakesh. Atje shpenzonin shumë, por në fund Ana gjente një justifikim për të mos paguar, dhe Rejçell Uilliams përfundoi duke paguar një faturë prej 60 mijë dollarësh.
Ana Sorokin, 28-vjeçarja që mashtroi stilistët, bankierët e hotelet e luksit në Manhatan, duke u hequr si trashëgimtare gjermane, ka gjetur dashurinë në burg.

Ajo mori vëmendjen e mediave pak më parë, kur shtirej si trashëgimtare gjermane me 60 milionë pasuri në Europë, duke përfituar kështu qëndrime në hotelet më të shtrenjta, foto me stilistë të njohur e qëndrime në hotele luksi.

Pushimet luksoze, rrobat e stilistëve dhe restorantet e shtresave të larta i përkasin të shkuarës, por mashtruesja tani pret të bëjë deri në 15 vite burg.

Ajo ka firmosur gjithashtu që jeta e saj të bëhet libër dhe film në Netflix. Dhe kontratën për librin e firmosi një prej personave që ishte mashtruar prej saj.
Shtuar më 14/11/2019, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori