Rama feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën kryeministri

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, feston sot ditëlidjen. Ai bën 59-vjeç.

Rama lindi në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e Amerikës.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë dhe vazhdon të mbajë këtë post.

Sot Rama, pavarësisht se ka ditëlindjen, agjenda e tij si shef i qeverisë është e ngarkuar, pasi në vendin tonë ndodhet ish-presidenti amerikan Bill Clinton.


Shtuar 4.07.2023 08:21