Të puthesh në buzë me gjirafën, blogerja e njohur: Momenti më i mirë (FOTO LAJM)

Sofya Phillippova ka patur një përvojë unike me gjirafat. Blogerja e udhëtimeve është surprizuar së fundmi kur iu bashkuan gjirafat, teksa ajo po konsumonte mëngjesin.

“Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të 24-vjeçares nga Rusia, teksa shijonte mëngjesin në kompleksin Giraffe Manor, në Naoribi të Keinas.

Bukuroshja bionde realizoi një seri fotografish të pabesueshme që tregojnë gjirafat që përkulen për t’i dhuruar Sofyas një puthje të shpejtë në buzë si edhe konsumuar ushqim.

Sipas “Daily Mail”, 24-vjeçarja është një person që ka udhëtuar në shumë vende të botës, por u shpreh se qëndrimi në Giraffe Manor, ka qenë një nga momentet më të mirë që ka përjetuar gjatë udhëtimeve.
Shtuar më 10/04/2020, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori