Ta falenderojmë të gjithë, kjo është gruaja që shpiku dizinfektantin e duarve

Dizinfektanti i duarve është një e mirë e domosdoshme këto kohë që koronavirusi është vërdallë. Gjithsesi, ndonëse po e përdorim pa masë, ende nuk njohim personin që e ka shpikur.

Lupe Hernandez, 46 vite më parë, zbuloi dizinfektantin e duarve, një produkt që ne sot po e përdorim në masë për t’u mbrojtur nga Covid-19, por edhe nga bakteret e tjera.

Studentja latine e infermierisë kishte krijuar idenë e krijimit të dezinfektantit të duarve pasi kuptoi që alkooli në formë xheli, mund të shërbente për të pastruar duart, kur personi nuk kishte qasje në ujë dhe sapun.

Në vitin 2012, The Guardian i ka kushtuar një artikull vajzës së re që shpiku produktin kaq të kërkuar sot, mirëpo që atëherë emri i saj qëndroi në hije. Gjithsesi, sot që produktin e shpikur prej saj e kemi të domosdoshëm për ta përdorur, ka ardhur dhe dita që t’i themi faleminderit në kor.
Shtuar më 10/04/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori