Zjarr në një hotel në Moskë, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Gjashtë persona kanë humbur jetën , si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një hotel shumëkatësh në qendër të Moskës.

Ministria e Emergjencave në Rusi bën me dije se dy prej 6 viktimave janë fëmijë.

Gjithashtu mësohet se 9 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, ndërsa rreth 200 qytetarë janë evakuuar nga godina.

Zjarri është shuar pak para mesnatës mbrëmë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet pët shkakun e zjarrit.

Sakaq sipas informacioneve paraprake dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme./albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 08:45

Tags: ,