Publikohen pamjet: Enca nis xhirimet në filmin e ri të Ermal Mamaqit (FOTO LAJM)

Në fund të muajit korrik u mësua se Ermal Mamaqi do të bëjë pjesë të filmit të tij të ri këngëtaren e njohur Enca Haxhia.

Pas “Dy gisht mjaltë” Ermali ka nisur punën për një tjetër komedi, por nuk ka zbuluar detaje të tjera lidhur me të.

Ditën e sotme, “Xing.al” e ka konfirmuar prezencën e Encës në kastin e aktorëve me disa foto gjatë xhirimeve.

E veshur me një fustan me printe leopardi, këngëtarja shfaqet krah Ermalit teksa bisedojnë përballë kamerës.

Mësohet se kjo është dita e parë e xhirimeve të filmit, e cila mesa duket ka nisur me Encën.

Mbetet të presim derisa të zbulohen të tjera informacione lidhur me filmin e ri komediErmal Mamaqit, titulli i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Shtuar më 14/08/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori