Nuk e “zë gjumi” nga gëzimi, Xhek Grilish dhuron spektakël në 5 të mëngjesit (VIDEO)

Një festë legjitime shpërtheu te Mançester Siti, pas kurorëzimit në finalen e Champions-it, teksa qytetarët kompletuan tripletën këtë sezon.


Futbollistët së bashku me stafin kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, teksa ai që e ka shijuar më shumë këtë festë është padyshim Xhek Grilish.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, teksa ora shënon 5 e mëngjesit, mesfushori i Sitit, shfaqet i dehur teksa mban ende veshur rrobat e ndeshjes.


Shtuar 11.06.2023 23:33