Nëna lind në autobus, kompania ofron udhëtime falas për vogëlushen
Një nënë shtatzanë po ushëtonte po udhëtonte, të mërkurën e 8 majit me një Flixbus të nisur nga Barcelona dhe të drejtuar në Bruxell, por në gjysmën e udhëtimit të saj asaj i plasën ujërat.

Kështu shoferi i autobusit, në 3.30 të mëngjesit, ka ndaluar në një stacion shërbimi në Ressons dhe ka njoftuar shërbimet e emergjencës duke pritur që gjithçka të mbyllej në mënyrë më të mirë.

Kjo është hera e parë në histori që kjo kompani asiston në një event të këtij niveli.

Lindja shkoi shumë mirë dhe Zenep u transferuar së bashku me prindërit e saj në një spital pranë Cimpiegne.

Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të mirë dhe për të festuar këtë fund të lumtur kompania ka vendosur ti dhurojë vogëlushes udhëtime gratis deri në moshën e pjekurisë
Shtuar më 14/05/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori