Në burg për blerje votash, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit

KQZ i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit. Ky i fundit ndodhet në burg pasi akuzohet për shitje-blerje votash.

Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet, ndërsa nga ana tjetër Kokaveshi kërkon masë më të butë se “arresti me burg”.

Ky i fundit pretendon se ka probleme serioze shëndetësore, e për këtë fakt nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, dhe aktualisht ndodhet në spitalin “Nënë Tereza’.

 

 

Ndërkaq, Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës./Albeu.com/


Shtuar 25.05.2023 12:10