Graham Arnold: Treguam shpirtin australian, jam krenar për djemtë e mi

Australia arriti të “rrëmbente” 3 pikët e para, ditën e sotme, pas një fitoreje minimale 1-0 kundër Tunizisë.

Entuziast tekniku, Graham Arnold tha pas ndeshjes, se fitorja erdhi me meritë, pasi luftuan deri në fund të saj.

“Ka pasur një ndryshim të madh nga ana e djemve, ruajtja e portës së pastër dhe marrja e një rezultati pozitiv është merita e faktit, që ne të gjithë luftuam deri në fund duke dhënë 110%. Ne treguam shpirtin australian dhe unë jam thjesht krenar për djemtë e mi. Unë pres që ta bëj kombin shumë krenar për ne.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 26.11.2022 15:26