SHËNIM/ Darka greke

Shqipëria po shkelqen me mungesën e saj në darkën informale që shtrohet sot nga Kryeministri i Greqisë për liderët e Ballkanit Perëndimor, Presidenten e Komisionit Europian Ursual von der Leyn, dhe Presidentin e Këshillit Europian Charls Michele.

Darka merr si “shkak” 20 vjetorin e samitit të Selanikut. Në fakt përvjetori i samitit të Selanikut duhej festuar atëherë kur ishte data, 21 qershori. Eshtë fakt i pranuar që në muajin gusht Europa pushon, aq më tepër Greqia.

Megjithatë duket se e gjitha “darka informale” është gatuar për t’i dërguar një mesazh Kryeministrit Rama. Investim i tepruar.

Në kushte normale, ftesa duhet të ishte për kryeministrin. Nëse në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ishte çështja Beleri, ndoshta sonte nuk do të kujtohej me dy muaj vonesë as 21 qershori i 2003, Samitit që la të hapur perspektivën e rajonit në BE.

Një ftesë për një darkë informale në “X” restaurant erdhi më 14 gusht për Presidentin e Shqiperise, por pa saktësua as “temën e darkës informale” dhe as nëse do të kishte të tjerë në këtë darkë informale.

Protokolli diplomatik në mënyrë strikte parashikon që një rang më i ulët protokollar (Kryeministri) nuk mund të ftojë një rang më të lartë (Presidentin), pa marrëveshje paraprake.

Ftesa greke shkel çdo normë diplomatike!

Dy ditë pas refuzimit të Presidentit media greke sqaron “axhenden” e darkës informale dhe nënvizon edhe mungesën e Shqipërisë.

Lajmi sot nuk është përvjetori i samitit të Selanikut, por mungesa e Shqipërisë!

Që Greqia është e pakënaqur për çështjen Beleri, kjo është e ditur nga të gjithë, por teprimi në reagim me bizantinizma dhe thyerje protokolli” e kalon të drejtën në anën tjetër. /albeu.com


Shtuar 21.08.2023 14:18