Scaloni: Maradona ishte i mrekullueshëm, por unë preferoj Messin

Lionel Messi përfundoi një nga debatet më të mëdha në historinë e sportit duke ngritur Kupën e Botës 2022 me Argjentinën muajin e kaluar dhe shumë e konsiderojnë atë më të mirin e të gjitha kohërave. Ish-ylli i Barcelonës tani ka fituar çdo trofe me klubin dhe kombëtare dhe është lojtari i vetëm që ka fituar shtatë Topa të Artë.

Shifrat e 35-vjeçarit flasin vetë dhe trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Trajneri 44-vjeçar u pyet gjatë një interviste për “Cadena Cope” se cili lojtar mendon se është më i mirë, Messi apo Maradona.

“Nëse më duhet të zgjedh një, do të zgjedh Messin sepse kam një lidhje të veçantë me të. Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, por edhe Maradona ishte i mnrekullueshëm”, u shpreh Scaloni./albeu.com.


Shtuar 19.01.2023 11:24