"Instagram" pushtohet me foto nga Maldivet siberiane, ajo që fshihet pas është alarmante (FOTO LAJM)

Ujëra të kristalta dhe të qarta, sfond i bardhë dhe një pamje që të lë pa frymë. Ky është liqeni i Novosibirskit, një prej më të famshmëve në Rusi, sidomos për blogerat e Instagramit nga e gjithë bota. Por pavarësisht asaj që shihni, ky liqen nuk është gjë tjetër veçse një depo për mbeturinat e një termocentrali.

Ngjyra e kaltër, e cila i dha emrin e Maldiveve siberiane, është dhënë në fakt nga kripërat e kalciumit dhe oksidet e tjera metalike. Shumë turistë që vizitojnë liqen, ndoshta nuk janë në dijeni të asaj që është e fshehur brenda tij, shkruan sot Tg.com.

E pavarësisht kësaj, ky liqen është bërë tani aq popullor, sa njerëzit vështirë se mund t’i ndalësh. Ka nga ata që e zgjedhin si një sfond për albumin e dasmës të tjerë që fotografohen me kostum banje midis ujërave toksike.


Shtuar më 12/07/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori