"Instagram" bën ndryshimin e fundit, shumë prej jush nuk do gëzohen
Nëse si shumë të tjerë edhe ju keni fiksim të shihni çfarë ndjekin apo çfarë pëlqejnë miqtë tuaj dhe vazhdimisht hetoni opsionin “Folloëing Acitivity”, ju themi se duhet të gjeni një mënyrë tjetër për ta bërë.

Që prej ditës së djeshme, ( e hënë) kompania konfirmoi për BuzzFeed se në disa llogari Instagram-i e ka fshirë këtë opsion dhe përfundimisht procesi do të përfundojë javën e ardhshme. Kështu, “Folloëing Activity” nuk do të ekzistojë më dhe rrjedhimisht, ju nuk shihni dot njerëzit që miqtë tuaj ndjekin apo postimet që ata pëlqejnë.

Kjo tabelë është pjesë e Instagram-it që prej 2011-it dhe fillimisht u vendos që përdoruesit të ndërvepronin me ndjekësit e tyre dhe të zbulonin llogari të tjera prej tyre. Pse u hoq? Sepse opsioni nuk po përdorej aq sa përfaqësuesit e Instagram-it menduan, madje ka nga ata që nuk e dinë fare që ekziston. Prandaj për ta bërë përdorimin e Instagram-it sa më të thjeshtë dhe komod, u vendos të hiqet fare.

Ata që ende e kanë këtë opsion në llogaritë e tyre, s’do ta shohin më në javët në vazhdim. Se sa do të ndikojë fshirja e këtij opsioni nuk dihet ende, por për hetuesit e vegjël të Instagram-it sigurisht që s’është lajm i mirë!

Shtuar më 08/10/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori