Korça zbardhet nga dëbora, si paraqitet situata në rrugë

Gjatë natës, në qarkun e Korçës,  ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet deri mesatar.

Në rrugën e Dardhës ka pasur reshje dëbore nga kilometri i 5-të deri në kilometrin e 14-të. Trashësia e dëborës varion nga 5 cm -10 cm.

Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë ka pasur gjithashtu reshje dëbore dhe trashësia shkon nga 3cm deri në 7cm.

Në rrugën Korçë-Voskopojë ka pasur reshje shiu dhe dëborë e shkrirë. Është punuar me mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë.


Shtuar 16.03.2023 08:24