Sportistët elitarë nga sot pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Nga sot kampionët olimpikë botërorë e europianë do t’i përkasin për tërë jetën Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare është duke zhvilluar ceremoninë për dhënien e gradave ushtarak për sportistët kampion të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore.

Të pranishëm në ceremoni janë minsitrat e kabinetit të qeverisë shqiptare dhe kryeministri Edi Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se janë 7 sportistë elitarë që gradohen kolonel i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e posaçme të gradimit, parakaluan në tapetin e kuq: Luiza Gega e cila fitoi vendin e parë në kampionatin e Atletikës në Mynih, Gjermani gusht 2022, Briken Calja i cili mori vendin e parë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan dhjetor 2021,
Erkand Qerimaj i cili mori vendin e parë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë maj 2022, Alban Beqiri i cili zuri vendin e parë në Kampionatin Ballkanik të Boksit në Beograd, nëntor 2022.

Po ashtu, trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht tashmë me gradën kolonel janë pjesë e Ushtrisë Shqiptare.

/albeu.com/