Fluturon avioni i parë për pasagjerë "made in China" (FOTO LAJM)

Avioni i parë i madh për pasagjerë i prodhuar tërësisht nga Kina realizoi provën e tij të parë me sukses.

Avioni u ngrit në ajër dhe fluturoi për rreth 1 orë e 30 minuta dhe më pas u ul me sukses po në aeroportin Pudong të Shangait.

“C919” i prodhuar nga Korporata Tregtare e Avionëve e Kinës dhe vlerësohet si një gur themeltar në industrinë e aviacionit civil të Kinës.

Megjithatë, ky nuk është aeroplani i parë i prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina.

Analistët e industrisë thonë se C919 është përgjigjja kineze ndaj “Boeing 737” dhe “Airbus 320”, duke sinjalizuar hyrjen e Kinës në tregun global të aviacionit si një lojtar i rëndësishëm.

Korporata e Aviacionit Komercial e Kinës thotë se aeroplani ka kaluar thuajse 120 teste të standardeve ndërkombëtare dhe ka siguruar tashmë 570 porosi nga 23 kompani ajrore kineze dhe të huaja.

Tani Kina është prodhuesi i katërt avionëve jumbo pas ShBA-ve, Evropës dhe Rusisë. /albeu.com/




Shtuar më 05/05/2017, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori